Google ADS

Luis Suarez në historinë e Barcelonës

21:09 | 8 Mars 2017
Arbresh Info

Superylli ka hyrë në historinë e gjigantit katalunas me golin e shënuar ndaj Paris Saint Germain në takimin kthyes të xhiros së 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve.

Goli i epërsisë në ‘Camp Nou’ për 1 me 0 [1-4] i shënuar nga Luis Suarez është i dyti më i shpejtë në historinë e Barcelonës për ndeshjet në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Barça shënon pas tre minutave lojë (VIDEO)

Andres Iniesta ka shënuar golin më të shpejtë për “Blaugranët”. Mesfushori shënoi pas vetëm 1 minute e 38 sekonda lojë kundër Shakhtarit në vitin 2011.

Suarez, i cili ka qenë direkt i përfshirë në 26 gola brenda 31 ndeshjeve në Ligë të Kampionëve qysh pas transferimit te Barcelona, shënoi pas 2 minuta e 36 sekonda lojë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme