Edhe predikuesit fetarë maqedonas kanë filluar që të ndërhyjnë në poltikat e shtetit, duke përcjellur porosi nacionaliste. I tillë është edhe kryepeshkopi maqedonas Petar, i cili ka thënë se pas pranimit të Platformës së përbashkët, pason “Shqipëria së Madhe”.
Kjo Platformë është përfolur shumë nga politikanë, ndërkombëtarë, por tashmë edhe nga kyrepeshkopi maqedonas, sipas të cilit Plaforma është tërësisht e papranueshme dhe kundërshtuese.
“Platforma është tërësisht e papranueshme dhe kundërkushtetuese. Synimi i ardhshëm do të ishte heqja e kufijve me Shqipërinë dhe Kosovën duke krijuar “Shqipërinë e Madhe”, ka thënë kryrepeshkopi Petar për “Telegraf.mk”.
“Platforma shqiptare thellë prekë në karakterin unitar të Maqedonisë. Pjesa më e madhe e të drejtave të shqiptarëve janë të zgjidhura me marrëveshjen e Ohrit dhe deri tani asnjë pakicë tjetër nuk i ka vendosur këto çështje. Platforma është tërësisht e papranueshme dhe kundërkushtetuese” ka shtuar ai
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...