Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vizituar në spital gazetarin Elvi Fundo që u dhunua sot nga dy persona ende të paidentifikuar.
Tahiri shoqërohej nga drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, ndërsa premtoi se autorët do të kapen shumë shpejt.
Në një prononcim për mediat jashtë spitalit të Traumës, Tahiri deklaroi: “I shpreha gjithë keqardhjen time për gjithçka ka ndodhur dhe e garantova, bashkë me drejtuesit e policisë, që do bëjmë maksimumin që kjo ngjarje të zbardhet dhe përgjegjësit të dalin para përgjegjësisë. Do i bëja thirrje kujtdo, mbi të gjitha opozitës që të ndalë një orë e më parë politizimin e kësaj historie. Nuk bëhet politikë dhe nuk fitohen vota duke politizuar çdo ngjarje në Shqipëri. E mira është që të bëhemi të gjithë bashkë për të garantuar që Shqipëria të bëhet një vend më i sigurt dhe ku gjithkush të ketë mundësi të ushtrojë profesionin e tij pa pasur asnjë problem dhe asnjë çështje shqetësuese”.
Tahiri iu përgjigj edhe deklaratave të opozitës që lidhi sulmin e gazetarit Fundo me qeverinë, duke u shprehur: “ E dëgjova pak deklaratën e opozitës dhe të them të drejtën nuk ndjej gjë tjetër veçse trishtim. Askujt nuk i shërben politizimi i panevojshëm i çdo situate, siç të gjithë duhet të bëhemi bashkë të inkurajojmë forcat e zbatimit të ligjit që të bëjnë gjithçka është e mundur për të çuar përpara drejtësisë ata që mbajnë përgjegjësi për këtë rast apo për cilin do rast tjetër”
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...