Me ftesë të Zyrës së BE-së në Kosovës, drejtues të partive politike në vend, para pak çastesh janë mbledhur në një takim urgjent.
Ky takim po ndërmjetësohet nga Geneveva Ruiz Cavalera, shefe e Zyrës për Kosovën në Komisionin Evropian.
Ndonëse zyrtarisht nuk është thënë por temë e këtij takimi mund të jenë disa prej çështjeve aktuale në vend, siç është çështja e Demarkacionit, transormimit të FSK-së, e të tjera.
Në këtë takim kanë marrë pjesë, Ardian Gjini nënkryetar i AAK-së dhe Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s.Në përfundim të takim përfaqësuesit e opozitës pritet që të dalin me nga një deklaratë për media.
Rikujtojmë se një takim i formatit të tillë është realizuar edhe në javën e kaluar më saktësisht më 4 mars, i cili u ndërmejtësua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini.
Ky takim kishte përfunduar pa ndonjë rezultat konkret. Përfaqësuesit e opozitës, nuk kanë ndërruar qëndrimet e tyre karshi çështjes së Demarkacionit.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen