Nëse dëshironi një vend të qetë për relaks dhe ushqim të shëndetshëm e të shijshëm, atëherë patjetër duhet të vizitoni ndonjë fshat – mundësisht, fshat sa më të bukur dhe sa më të veçantë.
Në botë ka shumë fshatra të tilla dhe secili prej tyre ka ndonjë veçori, megjithatë, specialistët e turizmit kanë arritur të identifikojnë dhe të përzgjedhin top-lista të fshatrave më të bukura në botë.
Këto fshatra zakonisht janë të vjetra qindra vjet, ndërsa për mrekulli dëshmojnë organizimin e shoqërisë nëpër shekuj, vlerat arkitektonike, peizazhet e virgjëra të natyrës, dhe dallimin mes civilizimeve në botë.
Në vijim ju sjellim 10 fshatrat, respektivisht modele fshatrash më të bukura në botë.
Fshati holandez është një shembull i përkryer i orgaizmit të jetës dhe i shijës së mirë. Shtëpitë e vogla dhe të holla janë treguar si zgjidhje ideale për jetën familjare me qindra vjet.
Një prej fshatrave më të vjetra dhe më të mrekullueshme në botë, është fshati japonez – ku ekziston një lidhshmëri e përkryer në mes të njeriut dhe natyrës. Fshatrat e tilla japoneze janë ndërtuar nga materiali natyror, përderisa natyra rreth tyre ka mbetur e paprekur.
Fshati kinez Ma`anështë nje vepër e jashtëzakonshme arkitektonike që flet për organizimin e jetës të një prej civilizimeve më të vjetra në botë. Pullazet nga druri dhe shtëpitë e ngjeshura njëra-pranë tjetrës, tregojnë se si mund të organizohet jeta brenda një hapësirë të ngushtë.
Fshati Berber i Marokos është një shembull i përkryer se si shtëpitë prej dheut mund t’u rezistojnë shekujve. Të ndërtuar nga dheu brenda shkëmbinjve, shtëpitë marokene dëshmojnë mbijetesën e njeriut në kushte të vështira jetese.
Fillimisht, ky fshat nuk ishte ndërtuar për xhirimin e filmit “Popeye” (1980). Më të përfunduar xhirimet, ekipi i filmit e braktisi këtë vendbanim duke lënë prapa ngrehinat, ndërsa banorët lokalë u treguan shumë kreativë. Ata e shndërruan fshatin në një park argëtues dhe pikë atraktive turistike.
Roussillon, në Francë, është një zonë idilike rurale për t’u vizituar – përplot vreshta dhe djathë të shijshëm. Shtëpitë e bukura dhe rrugët e ngushta, janë ndërtuar në zonat që magjepsin me pamjen e tyre.
Fshati i bardhë Casares në Spanjë është një prej fshatrave më të bukura mesjetare. Shtëpitë janë të ndërtuara njëra mbi tjetrën dhe u kanë rezistuar për mrekulli shekujve të tërë.
Fshati prej guri në Britani të Madhe është një kryevepër arkitektonike, me shtëpi prej guri, dritare të ngjyrosura dhe shumë kopshte të mahnitshme me lule. Zonat, ku fshatrat e tilla janë ndërtuar, zakonisht përshkohen nga kodrat e pafundme që e bëjnë peizazhin edhe më mahnitës.
Fshatrat e rajonit Tuscany në Itali, kanë një frymë mesdhetare brenda tyre, ku duket sikur jetoni në tri periudha të ndryshme kohore përnjëherë: në të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën.
Fshati Bariachara në Kolumbi nga shumëkush quhet si fshati më i bukur në botë. Ky vend, ku Majat kanë lënë traditat dhe civilizimin e tyre, është vend ideal për të shkruar një libër.
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg