FSK do të shndërrohet në Ushtri pavarësisht qëndrimeve të tjerëve

18:22 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it ka thënë se kanë biseduar që të koordinohen sa ma shumë që vendimi për shndërrimin e FSK-së në ushtri të përmbyllet me sukses.

Thaçi ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës do ta trajtoj draftligjin për FSK-në një periudhë të afërt me rregullat ligjore.

“Të gjithë akterët do ta kryejnë punën e tyre. Do të përpiqemi që me argument bidnëse t’ua sqarojmë partnerëve tanë dhe shteteve fqinjë që ky process është i duhur. Republika e Kosovës nuk po bënë asnjë hap të papritur ose të gutshëm, asnjë veprim antiligjor ose antikushtetues, nuk po bënë asgjë që do ta rrezikonte paqen në rajon ose më gjerë. Republika e Kosovës po ecë përpara ashtu si kanë ecur të gjitha vendet në rajon”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Sipas tij Kosova po vë themelet e një shteti demokratik si të gjitha shtetet në botë.

“Ne si shtet demokratik dhe sovran kemi vendosur t’i japim FSK-së detyra edhe tjera siç janë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë. Këtë obligim kushtetues nuk e ka kundërshtuar dhe nuk do ta kundërshtoj askush nga partnerët tanë duke përfshirë NATON dhe akterët tjerë. Ketë e ka kundërshtuar vetëm një shtet dhe ai është Serbia duke thënë se shëndrrimi i FSK-së në ushtri paraqet rrezik për paqen në rajon. Këtë e thotë vazhdimisht Serbia duke bërë kontrabandë ndaj shtetit të Kosovës”, tha ai.

Sipas Presidentit Thaçi i vetmi kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon është rritja dhe ndikimi i rolit të Rusisë në rajon.

“Këtij kërcënimi duhet ti shtojmë edhe kërcënimet e akteve terroriste ku Kosova këtu vazhdon të mbetet kampion në luftën kundër kësaj dukurie. Pres nga NATO të jetë e vetëdijshme nga këto rreziqe konkrete dhe të mos shqetësohet për avancimin e FSK-së duke ditur se FSK është ngritur në çdo hap që ka bërë dhe është trajnuar nga NATO dhe shtetet anëtare të NATO-së. E thash këtë për shkak të shqetësimeve që janë ngritur nga sekretari i NATO-së, ku vërejtja kryesore ishte se NATO e konsideron këtë si një veprim të njënanshhëm, por kjo nuk qëndron sepse për tri vite me radhë jemi munduar ta koordinojmë këtë veprim me deputetët e komunitetit serb por ata kanë thënë që kurr nuk do ta vtotojnë këtë. Ky qëndrim është i urdhëruar nga shteti fqinjë andaj nëse dikush ka një koordinim me këtë shtet fqinjë ta bëjë këtë njëher e përgjithmonë”, është shprehur Thaçi duke shtuar se e konsideron të papranueshme nëse sekretari i NATO-së ende mendon se ky veprim është i kundërligjshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme