Edhe Mesut Ozil qeshi pas disfatës ndaj Bayernit (VIDEO)

16:54 | 8 Mars 2017
Arbresh Info

Mesut Ozil është filmuar duke buzëqeshur për tifozët pas largimit nga stadiumi ‘Emirates’ ku Arsenali u shkatërruar me rezultat 5:1 nga Bayern Munichu.

“Topçinjtë”, që e pësuan keq në takimin e parë, janë shkatërruar me të njëjtin rezultat sërish nga kampioni gjerman, transmeton portali arbresh.info.

Ozil luaji vetëm 20 minuta në fushë pasi në mënyrë befasuese u shfaq në formacionin e Arsenalit tek rezervat pavarësisht sëmundjes. Mesfushori nuk arriti t’i ndihmoj aspak skuadrës së tij që pësoi radhazi golat qysh pas largimit të Laurent Koscilenyt.

Megjithatë, Ozil arriti t’i buzëqeshte një tifozi teksa po largohej nga ‘Emirates’. Derisa ishte duke pritur në trafik, reprezentuesi gjerman lëshoi një buzëqeshje të lehtë kur një tifoz ndezi blicin drejt tij duke befasuar shumë tifozë./arbresh.info

https://twitter.com/OLPMFifa/status/839243543386406913

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme