“Qendra për rehabilitimin e Nënës dhe fëmijës”, në lagjen Tophane e udhëhequr nga deputetja Flora Brovina 19 vite më parë tani është në hall shkruan Arbresh.info.
Kjo qendër është ndër institucionet e vetme në Kosovë që merret me përkujtesën e fëmijëve bonjakë, grave të dhunuara, fëmijëve të braktisur nga prindër dhe raste të tjera sociale.
Deputetja nga radhët e PDK’së Flora Brovina ka thënë për Arbresh.info, se Komuna e Prishtinës ka urdhëruar largimin e fëmijëve dhe grave nga ky objekte, duke ditur se kjo qendër është ndër të parat në Kosovë ka funksionuar edhe atëherë kur ka ikur edhe Kryqi i Kuq gjatë bombardimeve.
Ndonëse i është drejtuar Komunës së Prishtinës me kërkesë për mundësinë e vazhdimit të kontratës, Brovina ka deklaruar se nuk i është marrë parasysh kërkesa.
“Kërkesa jonë ka qenë e drejtuar edhe deputetëve pa dallime partiake delegateve të kuvendit të komunës , dhe diskutimet kanë qenë unanime që të zgjatet afati i për me shfrytëzo, ”, tha ajo
Ajo thotë se nga udhëheqësit e mëparshëm i është lëshuar leja e përhershme, për 15 vite me mundësi vazhdimi, por që Ahmeti ia ka ndaluar një gjë të tillë.
“Kryetari i komunës siç edhe po ndodh është mësuar të përdor objekte të gatshme. Objektin tonë të gatshëm të pajisur me shtretër me lodra me tavolina për fëmijë donë ta shndërrojë në çerdhe, tani prej datës 16 shkurt kur ishte seanca solemne me traktor pas as një dëshmi , pa as një letër pa asnjë vendim morri mallin e kësaj qendre”, deklaroi Brovina.
Komuna nuk e ka mohuar kërkesën e deputetes Brovina, duke thënë se e ka trajtuar si çështje të rëndësishme dhe iu është përgjigjur me shkrim.
“Po ka dërguar dhe kërkesa e saj është trajtuar dhe i është dhënë përgjigje me shkrim ku është sqaruar se vazhdimi i lejes nuk mund të bëhet. Në bazë të ligjit për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale, leja për shfrytëzim të objektit duhet të jepet në bazë të konkurrencës. Sipas marrëveshjes që ka nënshkruar Qendra në vitin 2000, thuhet se pas 15 viteve, nëse nuk vazhdohet leja e shfrytëzimit të pronës, prona i kthehet Komunës,” ka thënë për Arbresh.info,nga zyra e informimit.
Komuna e Prishtinës vendimin e ka arsyetuar si nevojë për ndërtimin e çerdhes për banorët e lagjes Tophane.
“Leja për shfrytëzimin e objektit ku deri më tani ka operuar Qendra, ka skaduar. Komuna ka marrë përsipër objektin dhe në bazë të nevojave dhe kërkesave të banorëve të lagjes Tophane është vendosur që këtu të bëhet çerdhja për fëmijë. Objekti në lagjen Tophane është objekti i katërt që do të shndërrohet në çerdhe,” thuhet në përgjigjen e komunës./ Arbresh.info/Z.Bekteshi
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?