Ylli i Real Madridit, Gareth Bale thuhet se ka kërkuar nga klubi të nënshkruaj me sulmuesin Dele Alli të Tottenhamit nëse ata vendosin për të shitur Cristiano Ronaldon.
Bazuar në një raport nga ‘The Guardian’, reprezentuesi uellisan beson që Alli do të ishte lojtari ideal për skuadrën e Zinedine Zidanes pas performnacave të shkëlqyera në ‘White Hart Lane’, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, siç shkruan gazeta e lartpërmendur, Madridi duhet të shtroj ofertë prej 70 milionë funtash, gjë që rrit dyshimet rreth mundësisë së tij për transferim tek skuadra në La Liga.
Alli është duke shijuar një tjetër sezon të shkëlqyer tek Tottenhami, ku ka shënuar 15 herë dhe ka krijuar shtatë asistime brenda 37 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet deri tani.
Transferimi i Ronaldos tek ndonjë klub mbetet ende i panjohur, por Bale vazhdon me synimet e tij për tu bërë lider në fushë dhe figura kryesore e “Madrilenëve”./arbresh.info
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”