Kreu i Partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi ka ironizuar protestën dhe çadrën e lirisë.
Në një takim me strukturat ai tha se nuk mund të luhet me ultimatume për të mos hyrë në zgjedhje pasi kjo do të sillte destabilitet, raporton ora news. “Nuk luhet me ultimatume, mund të ndodhë që të kërkojnë që mos futen ne zgjedhje! Atëherë çfarë ndodh?! Dalin nga afatet kushtetuese sikur po dalin shumë gjëra të tjera, rrëshqasin në kaos plus që jemi edhe në kontekstin e një klime rajonale jo të këndshme dhe nga ana tjetër dëgjojmë retorika për integrimin e Shqipërisë në BE. Pse kështu integrohemi ne BE ne me fjalë?!”, tha Topi.
Ai apeloi që të zgjidhet menjëherë çështja e kodit zgjedhor në të kundërt palët politike do të mbajnë përgjegjësi. “O do të shkojmë për ta bërë kodin zgjedhor ose nga sot do të mbani një përgjegjësi shumë të madhe për kaosin politikd he institucional që do të vijë të moszgjidhjes së cështjes kryesore të demokracisë”, tha kreu i FRD-se. Sipas kreut të FRD të dyja palët tashmë e kanë treguar qartë se kush do dhe kush nuk e do reformën në drejtësi ndërsa paralajmëroi se kjo ka gjasë të mos zbatohet deri në fund të mandatit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...