Falënderoni këto 6 gra në çdo udhëtim me aeroplan (FOTO)

17:19 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Të gjithë e dimë se Amelia Earhart ishte gruaja e parë që fluturoi si pilote e aeroplanit. Gjithashtu të gjithë e njohim edhe Harriet Quimby gazetarja e parë që shkroi për aeroplanët dhe ajo ishte e para që përdori termin “linjë ajrore”.

Edhe Emma Lilian Todd është mjaft e njohur për faktin se ajo kishte dizajnuar makina fluturuese në të njëjtën kohë sikurse vëllezërit Wright, transmeton arbresh.info.

Mirëpo zbulimet e personave në vazhdim edhe pse nuk janë qenësore sikur ato të më sipërmet, kanë lehtësuar fluturimin në masë të madhe.

  1. Debrilla M. Ratchford: Valixhja me rrota

Ratchford, e cila ishte stjuardesë në atë kohë, kishte parë se sa e vështirë ishte bartja e valixheve nëpër aeroporte dhe vendosi që të dizajnonte diçka që do të lehtësonte një gjë të tllë. Ajo morri patentën për ndërtimin e valixheve me rrota në vitin 1978.

1

  1. Miriam E. Benjamin: Drita thirrëse e aeroplanit

Ajo zbuloi metodën e thirrjes me dritë që përdoret në aeroplanë dhe hotele. Nëse shtypet një buton i caktuar afër ulëses së pasagjerit, atëherë një stjuardesë do t’u përgjigjet thirrjeve tuaja. Ajo morri patentën për ndërtimin e këtij sistemi në vitin 1888.

2

  1. Lupe Hernandez: Pastruesi i duarve

Një studente e infermierisë ishte munduar për një kohë të gjatë të gjente një mënyrë pastrimi pa përdorur ujin. Tashmë shumë fluturime përdorin zbulimin e saj, që është një gel me përbërje alkooli, për të pastruar duart, ulëset e dorezat e dyerve të aeroplanit.

3

  1. Suzanne Golding: Maska për sy

Nëse keni udhëtuar ndonjëherë me aeroplan mund ta keni vërejtur se gjatë fluturimit ju jepen disa gjëra për të lehtësuar fluturimin, e në mesin e tyre është edhe maska për sy. Golding dizajnoi një gjë që do të ndalonte dritën dhe patentën për këtë zbulim e mori në vitin 1951.

4

  1. Maria Beasley: Barkat e shpëtimit

Zbritja emergjente është një gjë që jo të gjithë dëshirojnë ta mendojnë, por dikush mendoi dhe zbuloi njërën ndër ndihmat më esenciale të një aterrimi emergjent, barkat e shpëtimit. Edhe ky zbulim u bë nga një grua e quajtur Maria Beasley. Patentën për ndërtimin e këtyre barkave e mori në vitin 1880.

5

  1. Hedy Lamarr: WiFi gjatë fluturimit

Aktorja nga Hollywood-i, Hedy Lamarr, zbuloi “Sistemin Sekret të Komunikimit” që i parapriu sistemit të lidhjes me internet që përdoret në ditët e sotme. Në fillim ishte i dizajnuar për përdorim gjatë luftës e që tani përdoren në çdo aeroplan  dhe në çdo fluturim. Prandaj nëse jeni në gjendje të postoni fotografi në Facebook gjatë kohës kur jeni në qiell, duhet ta falënderoni Hedy Lamarr./Arbresh.info

6

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme