Google ADS

Ndërkombëtarët injorojnë letrën e Ivanovit

16:16 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Brukseli ende nuk i është përgjigjur letrës së dërguar nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, i cili një ditë më parë kërkoi nga faktori ndërkombëtarë të dënojë platformën e përbashkët të partive shqiptare. Ndërkohë, pas letrës së Ivanovit, një porosi të fortë në drejtim të Shkupit zyrtar e ka bërë zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane e Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, njofton Alsat M.

I pyetur për situatën e fundit në Maqedoni, ambasadori i Francës në Shkup Kristian Timonie nuk deshti të komentojë letrën e e Ivanovit për të cilën tha se pret që të shqyrtohet nga Këshilli Evropian. Ai vetëm tha se Franca kërkon që kriza në Maqedoni të zgjidhet sa më shpejt dhe vendi ti rikthehet procesit të eurointegrimeve.

 

Edhe Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk u shpreh i brengosur për situatën në Ballkanin perëndimorë. Ai tha se BE nga afër po e ndjek situatën e brishtë në Ballkanin perëndimorë dhe do ti analizojnë mënyrat se si të mirëmbahet stabiliteti dhe siguria jo vetëm në Ballkan por edhe në tërë Evropën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme