Google ADS

Qeveria s’flet për qëndrimin e SHBA-ve dhe Stoltenbergut

14:47 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Qeveria ka hezituar të flas lidhur me reagimet e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth propozimit të fundit për të transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshimin e Kushtetutës.

KosovaPress ka folur me Bajram Gecin, por ai nuk ka dashur të flas, duke rekomanduar që t’i drejtohemi Presidencës, Kuvendit dhe Ministrisë së FSK-së.

As zyra e kryeministrit nuk ka dashur të flas lidhur me atë se si do të veprojnë pas këtyre reagimeve, pasi projektligji ka shkuar në Qeveri dhe kjo e fundit do të duhet t’ia dërgojë Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, për krejt këtë situatë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i drejtohet mediave në ora 18:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme