Inciativa “Marshojmë, S’festojme” ka organizuar një marsh në Sheshin “Zahir Pajaziti “ në Prishtinë me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas duke u solidarizuar me ato gra që protestojnë në të gjithë botën, për më shumë të drejta ekonomike dhe shoqërore për gratë.
Në këtë marsh ishin të pranishme edhe deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, Albulena Haxhiu, Donika Kada-Bujupi dhe Shqipe Pantina, shkruan arbresh.info.
Përfaqësueset e marshuesve thanë se po kërkohet përfaqësim politik të gruas e po ashtu i bëhet thirrje shoqërsisë për t’u mobilizuar kundër pabarazive dhe shfrytëzim në punë në sferën publike dhe private.
“Po ashtu i bëjmë thirrje institucioneve të kenë qasje proaktive për të adresuar çështjet e punësisë dhe varferisë dhe pa barazisë gjinore”, është thënë në këtë marsh./Arbresh.info.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...