Google ADS

LSDM kërkon sërish nga Ivanov t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë

12:06 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) të mërkurën i ka bërë thirrje presidentit George Ivanov që të mos e shkel Kushtetutën dhe t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë së re.

LSDM thekson se shumica e qytetarëve kanë votuar për jetë cilësore, vende të reja pune, arsim më të mirë, shëndetësi dhe kulturë dhe se këto do të jenë prioritetet e qeverisë së re.

“George Ivanov të ndalë së shkeluri Kushtetutën dhe të lë hapësirë për gënjeshtra nga propaganda dhe për dhunë. Ivanov është i obliguar menjëherë t’ia dorëzojë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Sipas kësaj partie, hapi i mundshëm i vetëm i ardhshëm është zhbllokimi i proceseve demokratike dhe transferim i qetë i pushtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme