Dërguti: E mbështesim në parim projektligjin për FSK-në

11:22 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti në një konferencë pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje e mbështet në parim projektligjin për FKS-në, raporton portali arbresh.info.

“Kemi thënë që e mbështesim në parim projektligjin, por që fillimisht duhet analizuar”, deklaroi nënkryetarja e Kuvendit.

Dërguti ka thënë që posa e kanë parë projektligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe se kanë nevojë ta analizojnë.

Projektligji tashmë i është dërguar Qeverisë për mendim, e cila pritet ta kthej në Kuvend, e më pas Kryesia e Kuvendit thërret senacë ku do të votohej për këtë projektligj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme