Google ADS

Përdorimi i tepruar i sheqerit shkakton Alzheimerin  

10:33 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Përdorimi i tepruar i sheqerit mund të shkaktojë Alzheimer, paralajmëron një studim i ri.

Hulumtimi për i ri ka zbuluar ‘pikën kulmore’ kur nivelet e larta të sheqerit në gjak bëhen aq të rrezikshme saqë lejojnë sëmundjen neurologjike të zhvillohet, transmeton portali arbresh.info.

Posa këto nivele të kalojnë pragun, ato kufizojnë performancën e një proteine vitale, e cila zakonisht lufton inflamacionin e trurit që lidhet me demencën.

Studimi i Universitetit Bath dhe Kolegji Mbretëror i Londrës bazohet në hulumtimet e mëparshme që tregojnë se diabeti rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe demencën e enëve të gjakut.

Por kjo është dëshmia e parë konkrete në shpjegimin e asaj se pse nivelet e larta të sheqerit në gjak, apo hiperglicemia kanë ndikim në funksionin njohës (kognitiv)./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme