Xabi Alonso, ylli i Bayern Munichut, beson se Barcelona mund të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pse ndeshje e parë e ka humbur nga Paris Saint Germain, me rezultat 4:0.
Barcelona dhe Paris Saint Germain do të përballen sonte në Camp Nou, nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve.
Barcelona ndeshje e parë e ka humbur me rezultat të thellë 4:0, dhe nëse synon kualifikimin në çerekfinale duhet ta mposhtë gjigantin nga Franca me rezultat 5:0.
Për yllin e Bayern Munihut, Xabi Alonson rikthimi i rezultatit nga ekipi i Luis Enrique nuk është mision i pamundur.
“Unë nuk do të përjashtoj Barcelonën. Është shumë e vështirë, por unë nuk e përjashtoj kualifikimin në çerekfinale.”, ka deklaruar Alonso pas fitores ndaj Arsenalit.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...