Ministrja e Integrimeve Mimoza Ahmetaj ka pranuar marrëveshjen e IPA-s 2016 e cila parasheh asistencë prej 45.5 milionë euro ndihmë për Kosovën.
Marrëveshjen ministres Ahmetaj ia ka dorëzuar sot drejtoresha për për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.
Ruiz Calavera gjatë vizitës në Kosovë është takuar sot edhe me kryeministrin Isa Mustafa, pastaj do të takohet me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ministrin e Financave Avdullah Hoti, si dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.
Drejtoresha Ruiz Calavera do të vizitojë po ashtu projektet e financuara nga BE-ja dhe do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe biznesmenë.
Përndryshe, IPA – Instrumenti për Asistencë të Para-Anëtarësimit- është një mekanizëm i krijuar nga BE-ja për t’i ofruar ndihmë në mënyrë efikase Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.
Saktësisht, Turqisë, Kroacisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës , Malit të Zi dhe Serbisë.
Leverkuseni me urim unik për ditëlindjen e Xhakës: Shpresojm...
Aksion i antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë ...
Serbët e veriut fillojnë të mblidhen për protestën në Zubin ...
Barcelona do të regjistrojë Olmon dhe Szczesnyn në La Liga p...
Kapen 340 kg duhan të kontrabanduar
Nëndetësja e re bërthamore kineze fundoset gjatë ndërtimit