Google ADS

Publikohet raporti i Komisionit për matjen e territorit

09:04 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka publikuar në faqen e saj zyrtare raportin e Komisionit për matjen e territorit.

Ky raport zyrtar i Komisionit të ekspertëve është  kryesuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës Hivzi Islami, puna e të cilit është mbikëqyrur dhe nënshkruar nga përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve, të KFOR-it dhe të BE-së dhe tashmë është në procedurë të dërgimit për informim në Kuvend dhe te Presidenti i vendit.

Raporti i cili ishte prezantuar më 3 mars në mbledhjen e 135-të të qeverisë tani mund të gjendet në këtë link.

http://kryeministri-ks.net/repository/docs/Raport_Faktografik_Matja_e_territorit_te_Republikes_se_Kosoves_032017.pdf

Të ngjashme