Google ADS

Meshkujt tullacë janë shumë inteligjent, të suksesshëm dhe burrërorë

08:35 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Gjithashtu, janë më tërheqës, me sa duket…

Nëse burri juaj është i shqetësuar rreth humbjes së flokëve, ju mund t’i thuani se jeta e tij vetëm çka do të bëhet më e mirë.

Meshkujt tullacë janë shpeshherë më të suksesshëm dhe dominues se meshkujt me flokë të harlisur, thuhet sipas një studimi, sipas Business Insider. Hulumtimi thotë se femrat kanë tendencë më të madhe të gjejnë meshkuj tullacë, gjë që i bën të duken më të mëdhenj, më të fortë dhe poashtu më të fuqishëm. Ky nuk është lajm për t’u habitur po duke pasur parasysh disa nga aktorët e Hollivudit të cilët shkëlqejnë me stilin e kokave të rruara.

Hulumtimi është kryer nga shkencëtari Albert E. Mannes (poashtu edhe ky tullac J), në Universitetin e Pensilvanisë. Studimi ka përmbledhur informacionin nga 59 subjekte, duke i treguar pjesëmarrësve foto të shumta të meshkujve. Fotoja e parë përfshinte një mashkull me flokë ndërsa fotoja e dytë të njëjtin mashkull pa flokë. Shumica prej pjesëmarrësve kanë raportuar se meshkujt tullacë në përgjithësi ishin shumë më atraktivë.

Këtu ka një shpjegim të mundshëm në lidhje me tërheqjen. Flokët tullacë japin një qëndrim të menjëhershëm dhe të qartë në lidhje me një mashkull. Kjo nuk nënkupton se rruajtja e flokëve ju bën më të suksesshëm por nxit bisedën se jeni duke bërë diçka aktive. Jo vetëm që këta meshkuj duken më të suksesshëm, por me sa duket, japin ndjesinë e zgjuarsisë poashtu. Meshkujt tullacë zakonisht janë më të vjetër, dhe kanë tendencë të shihen nga femrat si më inteligjentë dhe më të mençur, thuhet sipas një studimi të kryer në Universitetin e Saarland.

Andaj, nëse partneri juaj ka mëdyshje rreth prerjes së flokëve, thjeshtë sugjeroni që të rruajnë kokën pa u hamendësuar fare./femra.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme