Google ADS

Sergio Ramos, 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve

08:26 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Futbollisti i Real Madridit, Sergio Ramos ndaj Napolit zhvilloi paraqitjen e tij të 100 në Ligën e Kampionëve, ka thënë t’i ketë ndihmuar ekipit me golat e tij.

“Ishte ndeshja ime numër 100 në Ligën e Kampionëve dhe doja ta ndihmoja ekipin me gola në kohë të vështirë. Ne vuajtëm, por kaluam së bashku. Kur ju dini formulën atëherë çdo gjë është e lehtë”, ka thënë Ramos.

“Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet. Është ndeshje që duhet analizuar, veçanërisht në pjesën e parë. Përkundër kësaj, unë jam i lumtur që kaluam, por duhet të analizojmë gabimet që kemi bërë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme