8 mënyra si të humbni peshë pa numëruar kaloritë

07:29 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Numërimi i kalorive nuk është mënyra e duhur për të humbur peshë. Privimi nga ushqimet e shijshme por jo dhe aq të shëndetshme, nuk është po ashtu një zgjidhje !

Përqafimi i një stili të shëndetshëm jete dhe plotësimi i çdo nevoje të organizmit është një mënyrë e zgjuar për të ardhur në formë. Më poshtë do të lexoni 12 mënyra si të humbisni kilogramët e tepërt pa u munduar fare.

Mos hani ushqime të shpejta apo në restorante e mensa. Merreni ushqimin nga shtëpia.

“Hani me mendje” kjo do të thotë shmangni ngrënien e ushqimeve pa mendje, kur ju jeni duke parë një film apo serial. Goja duket se përtyp automatikisht dhe ju thjesht nuk arrini të ndalni së ngrëni.

Mos i thoni jo proteinave. Këto të fundit largojnë ndjenjën e urisë, pasi trupi është furnizuar mirë , promovon djegien e yndyrës dhe formimin e masës muskulare.

Lejojini vetes llastime të embla. Nëse juve ju merr malli shumë për një ushqim të preferuar, do të arrijë një pikë ku ju thjesht do e hani pa u frenuar, gjë të cilën askush nuk e do. Më mirë të hani nga pak sepse një herë në kaq kohë por duke e tepruar.

Thuajini jo pijeve me gaz dhe alkoolit.

Përdorni pjata dhe porcione më të vogla. Është një truk që funksionon vërtet.

Pini mjaftueshëm ujë në mënyrë që metabolizmi juaj të jetë gjatë gjithë kohës në punë.

Lexoni etiketat e ushqimeve e produkteve të ndryshme në vend të kalorive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme