Studimi i fundit ka arritur në përfundim se disa zakone jo të mira, janë të shëndetshme për organizmin e njeriut, raporton Mail Online.
Kështu të jeni të varur nga kafeina, apo çokollata dhe të krijoni zhurmë për të ngrënë diçka të tillë është në të mirën e shëndetin tuaj, pasi ajo largon stresin, nervozizmin, dhe largon mendjen për një kohë të caktuar nga aty ku keni menduar gjatë gjithë ditës dhe u ka shkaktuar depresion.
Kjo u vërtetua nga ekspertja e mjekësisë në New York, Dr. Sally Norton në revistën e shëndetit Vavista, duke arsyetuar se të gjitha këto janë të drejta ngaqë janë të shëndetshme për mirëqenien duke bërë nivelin e shëndetit të mirë më të lartë.
Veset
Birrë dhe verë– Studime të fundit kanë zbuluar se xantumolo, një molekulë që gjendet si të birra dhe te vera e kuqe, ndihmon për të forcuar trurin tonë.
Ngrënia e qurrave- Keni fëmijë të vogël dhe doni të forcojë sistemin imunitar? Lëreni të hajë qurrat e tij. Një studim i fundit tregon se mikrobet që gjenden në mukozën e hundës, nëse hahen forcojnë sistemin imunitar.
Karbohidratet– Nëse për disa karbohidratet janë sinonim i kilogramëve të tepërt, për të tjerë përfaqësojnë zgjidhjen më të mirë pas dehjes, pasi stimulojnë kthjellimin.
Çokollata– Nëse shumë e kanë kritikuar për shkak të sheqerit dhe shëndoshjes, çokollata forcon kujtesën në saj të flavonoideve, veçanërisht ajo e zezë.
Seksi rastësor– Jemi rritur në një shoqëri ku priremi ti qëndrojmë besnik partnerot, por për të qenë të lumtur duhet guxuar pak më shumë. Seksi rastësor, nëse zgjidhet me synimin për t’u argëtuar, rrit vetëbesimin dhe redukton stresin.
Krevati i çrregullt– Mos e cilësoni si defekt nëse lini krevatin e çrregullt, pasi në këtë mënyrë bakteret largohen më lehtësisht, për shkak se ajrosen, në vend që të shumohen nga lagështia e një krevati të rregullt.
Pushimi për kafe– Nëse ju bie koka mbi tavolinë në orën e punës, dhe keni nevojë për kafe, kjo nuk është gjë e keqe. Një studim i fundit ka zbuluar se pushimi për pirjen e një kafeje është shumë i dobishëm, pasi zhduk dhimbjen e kokës, të shpinës si dhe përmirëson shikimin
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...