Një rajon italian mund të ndalojë burkan në institucionet mjekësore

00:55 | 8 Mars 2017
Trina Galanxhi

Rajoni verior i Italisë, Liguria, së shpejti mund të ndalojë gratë myslimane të veshin burka në institucionet mjekësore.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë lokalë, të cilët kanë theksuar se vendimi pritet të mirret për arsye sigurie, transmeton portali arbresh.info.

Këshilli i qarkut do të votojë mbi ndalimin e propozuar nga zyrjarja lokale Sonia Viale.

Partitë tjera kanë qortuar propozimin, i cili erdhi një ditë para ditës ndërkombëtare të gruas. Ata e anë cilësuar këtë propozim si fyerje ndaj grave. Partia Demokratike në pushtet ka paralajmëruar se ndalimi mund të jetë përçarës. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme