Google ADS

Martohet për herë të dytë, por rrihet në ditën e dasmës nga gruaja e parë

23:42 | 7 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një dhëndërr indian është rrahur nga gruaja e tij e parë, duke pretenduar se ata nuk ishin të divorcuar.

Vishal Kumar Sonu, 42 vjeç, u godit në fytyrë në rrugë jashtë vendit ku po zhvillohej dasma, nga nëna e djalit të tij 13-vjeçar, transmeton portali arbresh.info.

Skena lirisht mund të karahasohet me ndonjë film të Bollywood-it.

Gruaja, e identifikuar si Rakhi, ka theksuar se burri i saj nuk mund të martohet me një grua 18 vite më të re se ai, sepse ligjërisht ata ende ishin të martuar.

Vëllau i gruas në fjalë ka mbrojtur motrën e tij, duke thënë se ‘ata dy ishin ende të martuar’ dhe se martesa është e paligjshme.

Ai gjithashtu e ka akuzuar dhëndërrin për ushtrim të dhunës fizike ndaj të motrës.

Dita e këtij dhëndërri ‘të pafat’ është shkatërruar, përkundër rezervimit të hotelit për dasëm./Arbresh.info

111 112 113 115 116 117 1114

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme