“Topçinjtë” janë poshtëruar edhe në stadiumin ‘Emirates’ në eliminimin historik dhe tronditës nga Bayern Munichu që bindshëm kalon në fazën tjetër të UEFA Ligës së Kampionëve.
Arsenali është mposhtur me rezultat 1 me 5 [2-10] në ndeshjen kthyese të xhiros së 1/8-së duke dështuar plotësisht në misionin e pamundur ndaj kampionit në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Theo Walcott shënoi golin e vetëm për Arsenalin para se ‘Bavarezët’ të “bombardonin” portën e David Ospinas.
Robert Lewandowski (55′), Arjen Robben (68′), Douglas Costa (78′), Arturo Vidal (80′)(85′) ishin autorët e pesë golave që dërguan drejt eliminimit për të shtatën herë skuadrën e trajnerit Arsene Wenger, epoka e të cilit përfundon këtu.
Ndryshe, kjo është hera e tretë që Bayern Munichu eliminon skuadrën angleze nga Liga e Kampionëve. Gjiganti gjerman ka mposhtur londinezët edhe në vitin 2013 dhe 2014./arbresh.info
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban