Google ADS

Rrogat e mësuesve do te dyfishohen

22:31 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha duke folur sonte në “Çadrën e lirisë” për festën e 7 Marsit, deklaroi se në qeverinë e republikës së re, do ta dyfishojnë rrogën e mësuesve.

Në fjalën e tij, Basha tha se, shpreh dashuri dhe mirënjohje për mësuesit e Shqipërisë, por sot mësuesit ndodhen në vështirësi, sepse në katër vite nuk kanë pasur një përkrahje shtetërore.

“Katër vite më parë u premtua rritje për buxhetin e arsimit shqiptar, sot pas katër vitesh buxheti i Rilindjes është buxheti më reaksionar për rritjen e rrogave, infrastruktura arsimore është me hapa prapa nga mungesa totale, e investimeve dhe e modelit evropian i zhvillimit”, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se, drejtoritë arsimore janë shndërruar në qendra të pastra presioni e korrupsioni, ndërsa mësuesit ndodhen përballë një presioni politik për zgjedhjet e qershorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme