Google ADS

300 mijë euro për sistemin e aterimit në Aeroportin “Adem Jashari”

00:14 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Miliona euro nga buxheti i shtetit do të investohen në zgjerimin e rrugëve, ndërtimin e urave, e asfaltimin e rrugëve.

Për këto investime Ministrisë së Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Lutfi Zharku, i është ndarë buxheti, prej 258,429,108 eurosh, shkruan Indeksonline. Vetëm Autostrada Prishtinë- Hani i Elezit, që është projekt vazhdimi nga viti 2016 buxhetit të shtetit i kushton 150 milionë euro.

Mirëmbajtja e autostradës Morinë-Merdare, që poashtu është projekt i vazhduar prej vitit 2016, kap vlerën e 1 milion e 202 mijë eurosh. 2 milionë e 96 mijë euro është vlera e investimit në zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës magjistrale Prishtinë- Mitrovicë.

Projekte të reja janë listuar në tabelën e investimeve për Ministrinë e Infrastrukturës. Matja e gazrave të liruara prej automjetesh është projekti i ri i shtuar për këtë vit, që buxhetit i kushton jo më pak se 10 mijë euro.

“Zgjerimi i Pistes dhe ngritja e Sistemit te Aterimit ne Aeroportin Adem Jashari ne Prishtinë”, është projekti tjetër i ri që pritet të kushtoj 300 mijë euro. Për ndërtimin e vendaljeve të autobusëve, projekt ky tjetër i ri janë planifikuar 100 mijë euro, 10 mijë euro për regjistrimin elektronik të operatorëve të transportit, e 200 mijë për sigurimin e vendkalimeve në hekurudha.

Të gjitha këto projekte të reja të shtuara për këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme