Njerëzit mendojnë se fajtore për mos pasjen e fëmijëve janë femrat, përderisa meshkujt jo rrallë herë bëjnë gabime të dukshme por mjaft serioze, të cilat cënojnë fertilitetin.-transmeton arbresh.info.
Spermës i duhen 90 ditë për tu maturuart dhe në këtë proces rol të madh ka dieta dhe stili i jetës.
Sperma e shëndoshë zhvillohet në testikuj për 50-60 ditë dhe pastaj kalon në epididimit për të përfunduar maturimin për 14 ditë të tjera.
Ja gjërat që duhet ti shmangin meshkujt:
1. Nxehtësinë e tepërt. Hulumtimet tregojnë se meshkujt të cilat duan të bëjnë fëmijë duhet ti mbajtë ftohtë testikujt e tyre. Përdorimi i laptopit për shembull, gjeneron nxehtësi të madhe e cila mund ta dëmtojë kualitetin e spermës.
2. Sasitë e mëdha të alkoolit apo drogave. Sipas një hulumtimi të publikuar në British Medical Journal, marrja e alkoolit të paktën 5 njësi në javë ka çuar në ulje drastike të kualitetit të spermës.
3. Ekspozimi në ambiente toksike. Studimet në Republikën Çeke kanë treguar se meshkujt që jetojnë në zona me ajëe më të ndotur kanë përqindje më të lartë të spermës normale, lëzivshmëri më të vogël dhe fragmentim të ADN-së.
4. Përdorimi i shumtë i steroideve. Meshkujt që marrin steroide anabolike për të rritur performancën në sport bëjnë që trupi i tyre të prodhojë më pak testosteron. Mungesa e këtij hormoni çon në spermë jo kualitative./arbresh.info
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...