Presioni i lartë gjakut nuk mund të shërohet, por mund të menaxhohet. Në disa raste, presioni i lartë i gjakut është gjenetik, pra është jashtë kontrollit tuaj.
Në raste tjera krijohet për shkak të ndonjë sëmundje, mungesës së ushqimit dhe stresit, transmeton portali arbresh.info.
Presioni i lartë i gjakut shkak dëme serioze në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe është një ndër shkaqet kryesore të sulmit në zemër.
Megjithatë, presioni i lartë i gjakut mund të shërhohet duke ndjekur këto 5 mënyra natyrale.
Ushtrime
Ushtrimet janë mënyra natyrale për të mbajtur nën balancë tensionin e gjakut. Sipas klinikës Mayo, aktiviteti i rregullt fizik e bën zemrën më të fortë. Personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut duhet shtuar ushtrimet në rutinën e tyre.
Ushqimi i shëndetshëm
Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, është e rëndësishme që t’i nënshtroheni një diete të shëndetshme, transmeton portali arbresh.info.
Në dietëtn tuaj duhet të reduktoni konsumimin e kripës, të hani fruta sa më shuma, perime dhe të shmangni yndyrat. Zgjidhni të hani mish pa dhjamë dhe peshk.
Reduktoni stresin
Jeni të stresuar? Kjo është një ndër arsyet kryesore pse presioni i gjakut është i lartë. Stresi shkakton rritje të rrahjes së zemrës dhe shpejton frymarrjen. Është e rëndësishme të reduktoni stresin për të menaxhuar presionin e lartë të gjakut.
Reduktoni alkoholin
Pirja e tepërt e alkoholit mund të rrisë presionin e gjakut. Njerëzit që konsumojnë 5 gota alkohol në ditë, kanë shanse të preken nga presioni i lartë i gjakut.
Pini sa më shumë çaj
Sipas mjekëve, pirja e një çaji të gjelbërt në ditë mund të reduktojë presionin e lartë të gjakut deri në 50%. Sipas tyre, personat që konsumojnë çaj kanë më pak gjasa të preken nga presioni i lartë i gjakut./Arbresh.info
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...