“Liderëve kinezë u mungon një pjesë e trurit”, ka thënë Dalai Lama, gjatë një bashkëbisedimi me John Oliver.
Lideri shpirtëror tibetian ka gjasa të ketë ngjallur ‘neveri’ te liderët komunistë kineze, të cilët e shohin atë si një separatist të rrezikshëm, transmeton portali arbresh.info.
Dalai Lama, i cili u largua në Indi, pas një kryengritje të dëshutuar kundër sundimit kinez në vitin 1959, mohon të ketë inkurajuar dhunën, duke pretenduar se ai nuk dëshiron asgjë më shumë sesa të shoh Tibetin e pavarur.
Duke folur nga qyteti verior i Indisë, Dharamsala, ai ka theksuar se ‘mund të jetë Dalai Lama i fundit’.
“Është e mundshme dhe nëse unë jam Dalai Lama i fundit, ndihem shumë i lumtur”, ka theksuar ai.
Armiqësia mes Tibetit dhe Kinës përqendrohet edhe mbi kontrollin e budizmit tibetian.
Sipas budizmit tibetian besohet se shpirti i një Lame rimishërohet në trupin e një fëmijë pas vdekjes së tij.
Dalai Lama ka deklaruar se ai mund të jetë Dalai Lama i fundit i gjallë, megjithatë pretendon se një Lamë mund të ketë lindur edhe jashtë Kinës, që një mënyrë do të shmangte murgjit tibetianë që të vëndosen nën kontrollin e liderëve komunistë të Kinës.
Kina thotë se tradita duhet të vazhdojë dhe udhëheqësit e saj zyrtarisht ateiste kanë të drejtë të miratojnë pasardhësin e Dalai Lamës, si një trashëgimi e trashëguar nga perandorët e Kinës.
Udhëheqësit komunistë e akuzojnë atë për tradhti fetare duke shtuar se nuk mund të ketë rilindje në të ardhmen.
Një zyrtar kinez e ka quajtur Dalai Lamën ‘ujk i veshur në rroba të murgjëve’, ndërsa fotot e tij janë të ndaluara në disa pjesë të Kinës./Arbresh.info
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente