Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të martën në takim kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj me të cilin bisedoi për zhvillimet në Malishevë dhe për përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Kosovës për këtë komunë.
Temë e veçantë e takimit ishte edhe angazhimi i përbashkët i Qeverisë dhe Komunës në përballimin e rrezikut me të cilin mund të ballafaqohen qytetarët e këtij rajoni nga ethet hemorragjike që mund të shkaktohen si pasojë e pickimit nga rriqrat. Kryeministri Mustafa u interesua për shumë zhvillime në Malishevë që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve.
“Qeveria e Kosovës do të ofrojë përkrahjen e saj për projektet e Komunës që lidhen me përmirësimin e kualitetit të jetës së banorëve të Malishevës”, tha kryeministri Mustafa, duke ofruar përkrahje në marrjen e masave për të parandaluar rrezikun e etheve hemorragjike.
Kryetari Begaj, e njoftoi kryeministrin Mustafa për zhvillimet në Malishevë, si dhe për sfidat dhe projektet e Komunës. Ai në këtë kontekst kërkoi përkrahje për projektet që lidhen me fushën e ambientit, të mirëqenies sociale si dhe të infrastrukturës.
Ndryshe, gjatë takimit, u bë e ditur se si rezultat i koordinimit shumë të mirë ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale, gjatë tre vjetëve të fundit janë shmangur humbjet e jetëve të qytetarëve nga ethet hemorragjike si dhe është përgjysmuar numri i të infektuarve, me ç’rast u theksua edhe përkushtimi i përbashkët që të merren të gjitha masat që edhe më tutje të parandalohet dhe të luftohen pasojat eventuale nga ethet hemorragjike, njofton Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit.
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...