Nëse Gjykata Kushtetuese nuk jep përgjigje pozitive për ligjin e veteranëve të luftës, deri të premten, kur edhe përfundon afati ligjor prej 60 ditësh, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të veteranëve paralajmëron protesta.
Kështu është shprehur kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve Xhevdet Qeriqi, në një intervistë për “Arbresh.info” .
Ai, ka thënë se pakënaqësitë e shumta të veteranëve do të shprehen përmes protestave .
“Në rast se nuk marrim një përgjigje pozitive nga Gjykata Kushtetuese, pakënaqësitë janë të mëdha dhe ka reagime të shumta të veteranëve, sepse po u bëhet e padrejtë me këtë kategorizim. Po ashtu në rast se zyra pranë qeverisë e veteranëve të luftës nuk fillon punën për pajisje me dokumentacion të mjaftueshëm për veteranët, atëherë s’kemi zgjidhje tjetër përveç protestës”, është shprehur Qeriqi.
Ai thotë se janë lodhur nga premtimet e qeveritarëve dhe mos mbajtja e këtyre premtimeve.
Marr parasysh që protestat e veteranëve disa herë kanë eskaluar, Qeriqi, nuk premton që protestat e radhës do të jenë të qeta.
Ndalimin e Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, me urdhër-arrest të Serbisë, Qeriqi e quan politik dhe padrejtësi që po i bëhet nga drejtësia franceze.
Ndryshe, me 10 janar të këtij viti, grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Veteranët e Luftës.
Ankesën në këtë Gjykatë e kishin dorëzuar deputetja e VV-së Aida Dërguti dhe ajo e AAK -së Time Kadriaj, të cilat në emër të opozitës patën deklaruar se janë kundër kategorizimit të luftëtarëve të UÇK-së.. /Arbresh.info/ Gita Lushi
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...