Chelsea thuhet se është i vendosur për të transferuar Alexis Sanchezin nga Arsenali këtë verë duke shtruar një ofertë të cilën ata nuk mund ta refuzojnë.
Bazuar në raportet nga mediat angleze, “Blutë” dëshirojnë të nënshkruajnë me një sulmues dhe ish futbollisti i Barcelonës është i hapur për largim nga ‘Emirates’ në fund të këtij sezoni, pas dështimit për të nënshkruar kontratë të re me klubin, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi kilian madje është lënë në bankinë për takimin e fundit që Arsenali zhvilloi ndaj Liverpoolit, duke ngjallur kështu thashetheme se nuk është më pjesë e lojtarëve në plan të trajnerit Arsene Wenger.
Arsenali thuhet se nuk dëshiron të shes 28-vjeçarin tek ndonjë rival në Premierë Ligë, megjithëse në të kaluarën e kanë bërë një gjë të tillë me lojtarët si Robin Van Persie, i cili iu bashkua Manchester United./arbresh.info
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...