Google ADS

Musliu: Kushtetuta e obligon presidentin e Shqipërisë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve

17:52 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve, Jonuz Musliu, ka deklaruar të martën në Bujanovc se vizita e sotme e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në këtë qytet ishte historike dhe se është fakt se presidenti respekton Kushtetutën e vendit të tij, e cila e obligon që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë.

Musliu në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me presidentin Nishani tha se vizita është sinjal se në të ardhmen problemet e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të zgjidhen me angazhimet e përbashkëta të qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndryshe, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani porositi sot në Bujanoc se marrëdhëniet e Serbisë dhe Shqipërisë janë gjithnjë e më të mira dhe se Tirana do të vazhdoj të ndërtojë raporte të mira me Beogradin.

Nishani ndodhet për vizitë njëditore në komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Vizitën e presidentit Nishani e kanë përcjellë një numër i madh gazetarësh nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme