Roma dënohet me 10 mijë euro

18:05 | 7 Mars 2017
Arbresh Info

Roma është gjobitur me 10.000 euro për brohoritjet diskriminuese në disfatën e pësuar kundër Napolit.

“Giallorossët” u mposhtën 2 me 1 nga skuadra e Maurizio Sarrit të shtunën pasdite, ku dëgjoheshin qartë brohoritjet nga italianët nga jugu dhe napolitanët, transmeton portali arbresh.info.

Tani, Serie A ka lëshuar një raport disiplinor duke gjobitur me 10.000 euro klubin për brohoritjet diskriminuese bazuar në origjinën territoriale.

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri është gjobitur me 3.000 euro dhe është paralajmuar për ankesat ndaj vendimeve të gjyqtarëve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme