Trajneri shqiptar nga Maqednia tregon se si e mposhti Prishtinën

15:54 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Derbi i madh i futbollit kosovar Trepça ’89 – Prishtina u mbyll me fitoren e vendasve me shifrat 1:0, transmeton Arbresh.info.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi John John.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 20-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll teksa u zhvillua në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

“Grupi e ka fituar lojën. Neve na mbetet ta ndjekim titullin dhe të vazhdojmë të mendojmë lojë pas loje. Prishtina ka mundësi ende matematikisht për titull, por ata e dinë më mirë nëse do të bëjnë këtë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri shqiptar nga Maqedonia.

Trepça ’89 përforcohet në pozitën e parë me 48 pikë kurse Prishtina renditet e dyta me 39 sosh. Ndeshjet e tjera të xhiros së 20-të zhvillohen nesër. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme