Google ADS

Vuqiq bisedoi në telefon me presidentin Thaçi

15:28 | 7 Mars 2017
M. A.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, ka biseduar të martën në telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për rëndësinë dhe pasojat e vizitës së shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogherini në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se bisedimet dhe dialogu ndërmjet dy palëve janë me rëndësi thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe theksuan përkushtimin e përbashkët të implementimit të marrëveshjeve të Brukselit, ka bërë të ditur Qeveria e Serbisë.

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini qëndroi javën e kaluar në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë së cilës vizitoi Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme