Interesi i rrjetit shoqëror Facebook për video është mirë i njohur. Kompania kohë më parë ka publikuar video aplikacionin e dizajnuar për aparate siç janë televizorët e mençur ose media player në formë të Apple Tv.
Megjithatë, Facebook dëshiron që të shkojë përtej kësaj duke qenë mikpritës i përmbajtjes së videove, të cilat i krijojnë të tjerët.
Në raportin, të cilin e sjell “The Wall Street Journal”, është bërë e ditur se Facebook dëshiron të emitojë seriale origjinale.
Kjo nuk është hera e parë që Facebook dëshiron të emitojë përmbajtje me video origjinale, ndërsa muajin e kaluar kemi mundur të dëgjojmë se kompania ka angazhuar udhëheqësin e kompanisë MTV për t’i ndihmuar në përpjekjet e tyre.
Vendimi i Facebook-ut nuk është befasues, sidomos kur merret parasysh se si kompanitë e mëdha si Netflix të arrijnë sukses me serialet si “House of Cards”, “Stranger Things”, etj. Raporti konfirmon se Facebook po shqyrton zhanre të ndryshme, por ende nuk ka informacione se kur këto seri origjinale do të fillojnë të publikohen.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%