Google ADS

Analistët: BE-ja mund të sanksionojë Ivanovin dhe Gruesvkin

15:36 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Ekspertët paralajmërojnë se presidenti Gjorge Ivanov dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski mund të përballen me sanksione të ashpra nga Bashkimi Evropian nëse porositë e shefes së diplomacisë Evropiane Federika Mogerini nuk do të kenë efekt ditëve në vijim.

Ish ambasadori Nano Ruzhin thotë se një ndër sanksionet do ishte bllokimi i tyre brenda kufijve të Maqedonisë.

Qeveria e deritanishme, presidenti Ivanov dhe Gruevski nuk janë të vetëdijshëm për fuqinë, inxhinierinë dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian. Mundësinë e saj derisa ajo vendos, që ta tejkalojë krizën ,por që do ishte në dëm të atyre të cilët e kanë shkaktuar. Nuk ekziston vetëdija që mund të ketë pasoja nga lista e zezë e deri në bllokada, për konfiskim e deri te privatizimi, të gjitha ato pasuritë që i posedojnë nëpër kufij, deri te bllokimi I tyre brenda shtetit dhe kështu me radhë – u shpreh Nano Ruzhin, Analist.

Nga ana tjetër Ismet Ramadani nga Këshilli euro atlantik thotë se kësaj radhe qasja e Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë do jetë më serioze.

Kjo javë do jetë shumë intensive në angazhimin e shumë faktorëve të cilët duhet të ndikojnë në zgjidhjen e çështjes për të cilën janë të brengosura BE-ja dhe NATO dhe ata këtë gjë do ta bëjnë pak më shpejtë duke pasur parasysh edhe pozicionin e krizës gjeopolitike, sidomos përzierjen e Rusisë këtu, dhe do ta zhvillojnë betejën politike dhe diplomatike shumë shpejtë këtu në Shkup që të mos i japin hapësirë dhe kohë që të instalohet politika e rrezikshme Ruse – tha Ismet Ramadani, Analist.

Shefja e diplomacisë Evropiane Federika Mogerini një ditë më parë porositi që kriza politike të mos kalojë në krizë institucionale dhe aktorët politik të gjejnë instrumente për dalje nga situata. Mogerini theksoi se në pyetje janë mençuria e presidentit për të tërhequr vendimin e tij dhe aftësia e Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme