Partia Demokratike e Kosovës ka mbështetur nismën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ndryshimin e misionit të FSK-së në forcë ushtarake.
Agim Çeku nga PDK, ka thënë se partia e tij vlerëson lartë iniciativën e presidentit dhe se Thaçi i është përgjigjur obligimeve kushtetuese si komandant suprem i FSK-së.
“I është përgjigjur pozitivisht pritjeve të qytetarëve të Kosovës dhe spektrit politik. I është përgjigjur nevojave të kohës”, tha Çeku.
Me këtë veprim sipas Çekut po rrumbullakohet një proces historik me FSK-në ushtri të Kosovës.
Ai ka bërë thirrje për unitet sa i përket kësaj çështje, duke thënë se themelimi i ushtrisë është në të mirën e të gjithëve.
“Ftoj të gjithë ata që kanë rezerva në ndërrimin e ushtrisë së Kosovës se ky veprim nuk është drejtuar kundër askujt por është në të mirë të të gjithëve. Ushtria e ardhshme do të jetë faktor stabiliteti”, tha Çeku.
Ai shtoi se PDK do të angazhohet gjatë procedimit të ligjit që ta kemi një ligj që e bene FSK-në ushtri të ndërtuar me standarde te NATO-s por me identitet të Kosovës si forcë multientnike.
Këto deklarata Çeku i bëri gjatë një konference për media pasi që presidenti i dorëzoi kryeparlamentarit Kadri Veseli projektligjin për FSK-në.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...