Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje për krijimin e qasjes në të dhënat nga Regjistri Civil dhe Regjistri i Automjeteve.
Kjo marrëveshje përcakton kushtet në të cilat ARC iu ofron zyrave noteriale në kuadër të ONK-së.
Siç njofton komunikata nga Ministria e Punëve të Brendshme, në bazë të marrëveshjes mundësohet qasja në bazën e të dhënave, marrja e informacioneve nga Baza e Ndërmjetme e ARC-së, Regjistri i Automjeteve me qëllim të verifikimit apo vërtetimit të identitetit dhe gjendjes civile, palëve të interesuara për marrjen e këtyre shërbimeve, si dhe verifikimin e këmbimit të të dhënave për automjetet të cilat janë objekt i shitblerjes.
“ARC dhe ONK do të krijojnë Procedura Standarde të Operimit për këmbimin e shënimeve përmes të cilave do të definohet lloji i të dhënave dhe do të shkëmbehen në nivelin teknik të këmbimit të informatave. Të dhënat e lexuara nga Zyrat Noteriale duhet të përdoren në pajtim të kësaj marrëveshjeje dhe duhet të trajtohen në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...