Bota e takimeve të dashurisë është një botë në vete dhe ka rregullat e saj.
Përderisa të gjithë kanë shijen e tyre, gjë që nuk diskutohet, ekzistojnë edhe disa truqe që bëjnë që një takim të kaloj sa më mirë që është e mundur, transmeton arbresh.info.
Në konsultimet tona me ekspertë të lidhjeve, ata listuan një sërë gjërash që nuk duhet të bëhen kur jeni në takim dhe ato janë:
Edhe pse duhet të jemi vetvetja, nganjëherë dhe sidomos në takimin e parë nuk këshillohet t’i tregoni të gjitha gjërat që ju i doni apo i pëlqeni. Si për shembull do të ishte e tepërt të flisni që në takimin e parë për martesën dhe se sa fëmijë dëshironi t’i keni.
Zakonisht në takimet e para flitet për veten dhe gjithsecili dëshiron t’i tregoj tjetrit për personalitetin e vet. Mirëpo duhet ta kemi parasysh që nëse flisni vetëm për veten do të bëjmë që partnerit t’i bie interesimi për të na njohur më shumë. Leni diçka edhe për takimin tjetër.
Kur dikush nuk sillet mirë me shërbyesin atëherë nuk pritet të sillet mirë as me partnerin. Prandaj mirësjellja dhe kujdesi ndaj personave të cilët ju rrethojnë do t’ju sillte më shumë pikë.
Edhe pse mendoni se është ide e mirë të shkoni për një pije sepse do t’ju bënte më të shtendosur në bisedë, sigurohuni që ajo pije të jetë e vetmja. Kjo këshillë vjen edhe për arsye sigurie, por kush do të donte që në takimin e parë të kalonte natën me një të dehur e pa ndjenja.
Ose më mirë të themi mos flisni aspak për lidhjen tuaj të mëparshme. Do t’i vijë koha edhe një bisede të tillë por takimi i parë nuk duhet të kaloj me kujtime. Edhe partneri do të ndihej i/e ofenduar.
Fillimisht do të ishte ofendim për partnerin ngase do të dukej sikur nuk jeni të interesuar në takimin, gjithashtu kjo i bie se jeni i/e mërzitur dhe nuk dëshironi të vazhdoni atë. Në të njëjtën kohë as për partnerin nuk do të ishte atraktive të dilte më me një person që rri gjithë kohën në telefon./Arbresh.info
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,