Hakerët turq sulmojnë faqen e ministrisë austriake

13:21 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë ka bërë të ditur të martën se hakerët turq kanë sulmuar ueb sajtin e tyre në momentin e rritjes së tensioneve ndërmjet dy shteteve.

“Faqja e ministrisë nuk ka punuar për disa minuta”, tha zëdhënësi i ministrisë, Tomas Shonel.

Ai ka bërë të ditur se sulmuesit janë identifikuar si Aslan Neferlen Team, grup i hakërreve, i cili më herët ka sulmuar faqet e ministrive dhe parlamentit austriak.

Sulmi ka ardhur pasi që kancelari austriak Kristian Ker dhe shefi i diplomacisë Sebastian Kurc ua ndaluan zyrtarëve turq që në Austri të mbajnë kampanjën në prag të referendumit për vendosjen e sistemit presidencial në Turqi.

Mijëra turq jetojnë në Austri, ndërsa shumë prej tyre kanë nënshtetësi të dyfishtë, gjë e cila e bën këtë vend të favorshëm për mbajtjen e kampanjës para referendumit të caktuar për datën 16 prill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme