Google ADS

Hungaria premton përkrahje për Kosovën

13:20 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, takoi në një drekë pune në Budapesht Dr. József Czukor, Këshilltar i Lartë për Politikë të Jashtme i Kryeministrit Hungarez.

Në takim u diskutuan rrjedhat politike kosovare, hungareze, por edhe më gjërë, me aksent në zhvillimin dhe përparimin më tutje të marrëdhënjeve miqësore dhe ndihmës e bashkëpunimit reciprok.

U diskutua bashkëpunimi në fushën e pushtetit lokal, por edhe në shkëmbimin e përvojave në çasjen e ndërsjelltë ndaj komuniteteve pakicë.

Czukor premtoj ngritje përkrahjeje dhe bashkëpunimi, si dhe një vizitë të tij personale, por edhe të një delegacioni shtetëror hungarez në Republikën e Kosovës.

Vizita e Gecajt në Hungari u realizua me ftesë të Ambasadorit të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuszu për një  vizitë zyrtare në Hungari, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të diskutuar për çështjet aktuale të politikës së jashtme dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë, organizimin e qeverisjes lokale në Hungari, si dhe qasjen hungareze ndaj komuniteteve pakicë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme