Për ditën e mësuesit, 7 marsin, Kryetari i LVV Visar Ymeri ka kritikuar sistemin e arsimit në Kosovë duke thënë se këtu politika institucionale e sheh mësuesin si makinë vote dhe që mashtrohet lehtë, përcjell portali Arbresh.info
Ai ka thënë se sot nuk do të ketë urim por angazhim që ta ndryshojmë gjendjen e arsimit në Kosovë.
“Këtu politika institucionale e sheh mësuesin si makinë vote të cilin e mashtron lehtë. E sheh arsimin si mekanizëm punësimi për të dëgjueshmit, dhe si biznes për miqtë biznesmenë. Kështu mësuesi dhe arsimi nga sistem që do të duhej t’i shërbente përndritjes kolektive, shndërrohet në sistem që shfrytëzohet nga një pakicë për pasurim. Nga shpërndarja e dijes te të gjitha mendjet në akumulim të kapitalit në disa duar”, shkruan Ymeri në një status në Facebook.
Këto janë fjalët e Ymerit:
Të qenit mësues nuk është vetëm punë, dhe thjesht punë. Mbi të gjitha është ideal e përgjegjësi e lartë. T’i mësosh fëmijët, vajzat dhe djemtë, për shkencën, për shoqërinë, matematikën, biologjinë, fizikën, historinë, filozofinë, gjeografinë, artin, t’i arsimosh e edukosh në të njëjtën kohë, nuk është e lehtë. Përveç përgatitjes e përkushtimit kërkohet edhe dashuri për punën, për gjuhën, kulturën e shoqërinë shqiptare.
Dhe është nder i veçantë. Status i respektuar shoqëror. Natyrisht aty ku politika shtetërore e njeh rëndësinë që arsimi ka për zhvillimin e shoqërisë, mirëqenien e popullit, e barazinë mes pjesëtarëve të tij. Që fatkeqësisht nuk është rasti te ne.
Këtu politika institucionale e sheh mësuesin si makinë vote të cilin e mashtron lehtë. E sheh arsimin si mekanizëm punësimi për të dëgjueshmit, dhe si biznes për miqtë biznesmenë. Kështu mësuesi dhe arsimi nga sistem që do të duhej t’i shërbente përndritjes kolektive, shndërrohet në sistem që shfrytëzohet nga një pakicë për pasurim. Nga shpërndarja e dijes te të gjitha mendjet në akumulim të kapitalit në disa duar.
Por mësuesi këtu nuk është fajtor, e as përfitues. Ai është viktimë sikur shoqëria që e pëson nga një sistem i tillë. Rroga e një mësuesi është një ndër rrogat më të ulëta të administratës publike, ndërsa kushtet e punës ndër më të vështirat. Mësuesi vihet në pozicion të vështirë, statusi shoqëror e fyen, shihet si i parëndësishëm, madje edhe me dyshim. Duke e shkatërruar arsimin e shkatërrojnë mësuesin, dhe duke e shkatërruar mësuesin e shkatërrojnë arsimin.
Ndaj sot, në Ditën e Shkollës Shqipe, në Ditën e Mësuesit, nuk mund të ketë urim për gjendjen në të cilën jemi. Por duhet të ketë angazhim, të gjithë ne, së bashku me mësuesit e në ndihmë të tyre, që ta ndryshojmë rrënjësisht këtë gjendje. E sot ua uroj Ditët e ardhme të Mësuesit, Ditët e ardhme të Shkollës Shqipe.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor