Agjencia evropiane për kozmos ka lansuar të martën në orbitë satelitin e pestë “Sentinel” në kuadër të programit për vëzhgimin e Tokës “Kopernik”.
Sateliti “Sentinel-2B”, me peshë 1,1 ton, me sukses u lansua nga Guajana Franceze dhe do t’i bashkëngjitet të njëjtit satelit “Sentinel-2A”, i cili është në orbitë që nga viti 2015. Të dy satelitët kanë pajisje për bërje të fotografive me rezolucion të lartë dhe mund të ndihmojnë në krijimin e të dhënave shumë precize, të cilat mund të përdoren në bujqësi, dhe hulumtimet e ndryshimeve klimatike dhe mjedisin jetësor.
“Sentinel-2B” do të ndihmojë në përcjelljen e ndotjes së liqeneve dhe ujërave, si dhe do të vëzhgojë ndryshimet në Tokë, ndërsa do të ndihmojë edhe në bërjen e hartave të katastrofave natyrore përmes ofrimit të informacioneve për vërshime, erupsione të vullkaneve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Shërbimi evropian për gjithësi ka bërë të ditur se programi “Kopernik” tash mund të bëjë fotografi të gjithë Tokës për vetëm pesë ditë, dy herë më shpejt se sa më herët.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor