Rigjykimi i Oliver Ivanoviqit fillon me 24 mars

13:14 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Rigjykimi i Oliver Ivanoviqit të akuzuar për krime lufte do të fillojë me 24 mars në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, transmeton portali arbresh.info.

Në seancën përgatiture që u mbajt sot me dyer të mbyllura në Gjykatën Themelore, Gjykatësja e EULEX-it Roxana Komsa tha se paneli ndërkombëtar i gjyqtarëve do të jetë në krah të saj si dhe një gjyqtar kroat dhe slloven.

Përndryshe Ivanoviq është dënuar me 9 vite burg, por Gjykata e Apelit e riktheu në rigjykim rastin e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme