Ramë Buja para Gjykatës, përfundon seanca e parë

10:31 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja dhe tre persona tjerë dolën sot para gjyqit të akuzuar për shpërdorim detyre.

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar për të njëjtën vepër si Buja, janë edhe Xhavit Dakaj, Xhemajl Buzuku, ndërsa pjesë e gjykimit është edhe Afrim Demiri.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i Prokurorisë Speciale, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, shkruan kallxo.com.

Pas deklarimit të pafajësisë nga të akuzuarit, seanca e sotme fillestare përfundoi.

Seanca e radhës e këtij procesi gjyqësor u caktua më 11 prill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme